Buburrecat e mençur që do të gjejnë të mbijetuar nëse ndodhë ndonjë fatkeqësi

Një ditë, këta buburrecë rrëshqitës të vegjël që ju bëjnë të bërtisni kur i shini do të mund të duken më shumë se super-heronj në sytë e disa njerëzve në të ardhmen.

Auto & Tek

08/11/2014 16:36

Hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut kanë zhvilluar një mënyrë për ta bërë të mundur që këta buburrecë të zbulojnë dhe të gjejnë burime të tingujve (zë të një personi), dhe kështu të përdoren më pas për misione kërkim-shpëtuese, transmeton Lajmi.net.

Përveç kësaj, ata kanë krijuar një teknologji të ‘padukshme’ për t’i mbajtur këta buburrecë në një zonë të mbyllur. Ashtu si buburrecët robot në një numër të studimeve të mëparshëm, këta buburrecë kanë një ‘çantë’ të ngjitur në shpinën e tyre, duke lejuar shkencëtarët që të kontrollojnë drejtimin që ata janë duke shkuar.

Disa nga këto çanta janë të pajisura me mikrofon që mund të kapin tinguj të një reaguesi të parë. Të tjerat janë të pajisura me një sërë mikrofonash 3D që mund të përcaktojnë nga vijnë ata tinguj, duke e bërë më efektive gjetjen e njerëzve të bllokuar brenda ndërtesave të rrënuara, transmeton Lajmi.net.

Këto insekte bashkëveprojnë së bashku si një ekip dhe kanë nevojë të jenë brena rrezes së veprimit të njëri-tjetrit, edhe pse, kjo është arsyeja që shkencëtarët shpikën këtë hapsirën e padukshme për ta.

Kjo hapsirë, jo vetëm që do t’i parandojë ata nga devijimi, por edhe do t’i dërgojë ata në burime të dritës në mënyrë që t’i mbushin me energji diellore çantat e tyre.

Nëse dëshironi të dini më shumë se si këta buburrecë cyborg punojnë, shikojeni videon më poshtë të insekteve gjatë veprimit të tyre brenda në një mjedis laboratori.