Bryant zgjedh mes Messit dhe Ronaldos

Kobe Bryant është përfshirë në debatin Messi – Ronaldo dhe Real Madrid – Barcelona.

Sport

23/12/2016 09:35

Kobe Bryant ka pranuar se e ka të vështirë të ndajë njërin mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Por, ai nuk ka dyshime se cilin ekip e pëlqen më shumë mes Real Madridit dhe Barcelonës.

“Është shumë e vështirë të vendosësh se cili futbollist është më i mirë dhe kjo varet se çafër kërkon. Për tiki-taka do të zgjedhja Messin, por nëse dëshironi më shumë agresivitet, atëherë Ronaldon”, tha Bryant në një intervistë për NBA.com, përcjell “lajmi.net”.

“Ndërsa për skuadra nuk kam dyshim. Më pëlqen stili i Barcelonës, është shumë qef t’i shikosh duke luajtur”. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.