Bryant lëndohet sërish

Los Angeles Lakers ka njoftuar se ylli i ekipit Kobe Bryant do të mungojë për gjashtë javë pas një frakture në këmbën e majtë. Bryant javë më parë u rikthye nga lëndimi i rëndë që e mbajti jashtë fushës për rreth gjysmë viti, mirëpo pësoi dëmtim të ri në qerekun e katërt të fitores së…

Sport

19/12/2013 23:22

Los Angeles Lakers ka njoftuar se ylli i ekipit Kobe Bryant do të mungojë për gjashtë javë pas një frakture në këmbën e majtë.

Bryant javë më parë u rikthye nga lëndimi i rëndë që e mbajti jashtë fushës për rreth gjysmë viti, mirëpo pësoi dëmtim të ri në qerekun e katërt të fitores së Lakers kundër Memphis Grizzlies.

Lajmi është një goditje e rëndë për ekipin e Lakers që sapo kishte filluar të shfaq shenja pozitive me fitore ndaj Bobcats dhe Grizzlies, me Bryantin në ekip, duke hyrë në një seri që ndoshta mund të ishte e nevojshme për të siguruar në fund një vend në play-offin e Konferencës perëndimore në NBA.

Por, Bryant do të pushojë për më tepër se një muaj. Dhe, tifozët e Lakers luten që vuajtjet e yllit të tyre të përfundojnë me kaq.