Brukseli për Hoyt Yee: Nuk është qëndrim i ynë, mund të kuptohet…

Mediat serbe, por edhe zyrtarët serbë janë marr intensivisht me deklaratën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili tha se “Serbia nuk mund të ulet në dy karrige”.

Lajme

07/11/2017 17:44

BE ka thënë se deklarata e zyrtarit amerikan nuk është qëndrim i Brukselit, ndërsa pikëpamjet e tij nuk janë të harmonizuar me BE-në.

Yee kishte thënë poashtu, se SHBA mund të ketë ndikim që Serbia të këtë përparim në rrugën e saj Evropiane nëse nuk heq dorë nga lidhjet e saja me Rusinë, transmeton lajmi.net.

Sipas burimeve të agjencisë Beta, BE në thotë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të ndikojnë nëse Serbia mund të anëtarësohet ose jo.

Rusia dhe Serbia, kishin kërkuar shpjegim nga liderët e lartë diplomatik të BE-së, se a mund të bëhen deklarata të tilla nga SHBA-të që thirren në emër të Brukselit. Po ashtu, kanë kërkuar, sipas burimeve, shpjegim se a mundet SHBA të vlerësoj nëse një vend mund të jetë anëtar i BE-së ose jo.

Mirëpo, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pati hamendësuar se deklarata e zyrtarit amerikan mund të llogaritet si paralajmërim që Serbia të pranoj bastet që Kosova është e pavarur dhe të mos ndërhynë Serbia më në integritetin territorial. /Lajmi.net/