Brukseli i kundërpërgjigjet terrorizimit me art  

Brukseli ka vendosur t’i përgjigjet terrorizimit me atë që di më së miri, e ai është arti, transmeton lajmi.net.

Bota

22/03/2016 17:43

Gazeta politike evropiane “New Europe’ ka publikuar sot një karikaturë të thjeshtë që në qendër të saj ka djaloshin simbol të Brukselit,  i cili është duke shurruar.

“Ne nuk mund të gjejmë më fjalë. Barbarizimi ka goditur sërish kryeqytetin evropian. Dhe kjo vetëm disa ditë pas arrestimeve të kryera që do të na mundësonin të mbanim zi për tragjedinë në Paris, tani Belgjika i nënshtrohet një dhune e terrorizimi të ri”, shkruan në komentin poshtë karikaturës së publikuar.

Nga sulmet e sotme vetëvrasëse në Aeroportin e Brukselit dhe stacionin e trenit, janë vrarë 34 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë rrjeti terrorist ISIS./ lajmi.net

Karikatura e gazetës New Europe

Statuja simbol e Brukselit