Brukseli i hap rrugë Shqipërisë

Komisioni i Jashtëm i Parlamenti Europian miratoi Rezolutën me të cilën kërkohet që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për BE.

Lajme

05/12/2013 10:16

Parlamenti Europian sot i ka hapur rrugë Shqipërisë drejt integrimeve europiane.

Ai ka miratuar Rezolutën me të cilën kërkohet që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE.

Komisioni i Jashtëm i Parlamenti Europian ka miratuar Rezolutën e raportuesit kroat për Shqipërinë, Nikola Vuljanic, me 49 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër,

Parlamenti Europian kërkoi bashkëpunim mes opozitës dhe mazhorancës, duke vlerësuar sidomos tranzicionin paqësor të pushtetit pas zgjedhjeve të qershorit.

Sidoqoftë, Kryetari i Parlamentit Europian ka thënë se nuk ka rëndësi cila parti i ka pranuar zgjedhjet, por e rëndësishme është bashkëpunimi ndërmjet palëve. Ai ka kërkuar që pozita dhe opozita të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën.

Rezoluta njeh përparimet e bëra nga Shqipëria drejt përmbushjes së objektivave të integrimit, ndërsa tërhiqet vërejtja se ka ende shumë punë për t’u bërë nga autoritetet shqiptare.