Bruksel: Shpërthim, zjarr, trupi gjendet në gërmadha (Foto/Video)

Së paku një person është vrarë, kurse shtatë tjerë janë lënduar në një shpërthim të fuqishëm të gazit që ka ndodhur në Sen Zhil të Brukselit.

Bota

18/03/2017 23:36

Shpërthimi i ka shkatërruar tërësisht katet e epërme të dy shtëpive në këtë kuart.

Pas shpërthimit është parë një zjarr i madh, kurse njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë, ka thënë kryetari i komunës, Sharl Pike, transmeton lajmi.net.

Trupi i burrit të vdekur është gjetur në gërmadhat e kateve të rrënuara.

Shkaku i shpërthimit deri me tash nuk është bërë i ditur, por supozohet se bëhet fjalë për rrjedhjen e gazit, raportojnë mediat belge. /Lajmi.net/

bruk1 bruk2 bruk3