Numër i madh arrestimesh në Belgjikë për sulmet në Paris

( E plotësuar )​ Ministri belg i Drejtësisë tha se një sërë arrestimesh janë bërë në Bruksel në lidhje me sulmet në Paris, sipas Agjencisë së Lajmeve Associated Press.

Lajme

14/11/2015 18:39

Arrestimet u kryen pasi policia bastisi një lagje në kryeqytetin belg të shtunën në mëngjes.

……………………………………………………………..

 

Bruksel: Arrestohet 1 person, dyshohet se kishte lidhje me sulmet në Paris (Foto)

 

Mediat në Belgjikë raportojnë se një person është arrestuar lidhur me sulmet terroriste në Paris.

Arrestimi ka ndodhur në periferi të qytetit të Brukselit, në Molenbeek dhe në Twitter është publikuar një fotografi ku shihet personi i arrestuar, shkruan Mirror, transmeton lajmi.net.

Raportohet se ky arrestim është bërë për shkak të lidhjeve të mundshme me sulmin në Paris.

Screen-Shot-2015-11-14-at-060337

Ndërkaq, gazeta De Standaard ka raportuar se disa të dyshuar janë arrestuar, duke iu referuar deklaratave të zëdhënëses së ministrisë së Drejtësisë belge.

Kryetari i qytetit të Molenbeek, Francoise Schepmas, tha se ai as mund të kofirmojë apo mohojë se arrestimi i sotëm ka lidhje me sulmet në Paris, transmeton lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet e çmontimit të bombave, për të vërtetuar se nëse në banesën e të arrestuarit ka bomba.

Operacionet e sotme në Beligjikë janë kryer në tri lokalcione, ndërkaq është arrestuar një i dyshuar për lidhje të mundshme me sulnmet në Paris, trasmeton lajmi.net.