Brozovic në telashe, gjobë nga Inter

Luciano Spallettit edhe klubit të Interit nuk i ka pëlqyer aspak gjesti i mesfushorit.

Sport

13/02/2018 12:07

Një nga lojtarët që po turbullon ujërat tek Interi është Marcelo Brozovic.

Kroati kur u zëvendësua në fitoren ndaj Bolognas ai duartrokiti tifozët e klubit nga Milano me ironi.

Sipas Gazzetta dello Sport, ashtu si trajneri Luciano Spalletti edhe klubi i Interit nuk iu ka pëlqyer aspak gjesti i mesfushorit.

Ata kanë kërkuar që Brozovic të dënohet dhe t’i kërkojë falje publike tifozëve.