Brozovic në Inter

Inter ka arritur marrëveshje me Dinamo Zagrebin për transferimin e mesfushorit të talentuar Marcelo Brozovic.

Sport

23/01/2015 09:33

Inter ka në duar Marcelo Brozovicin, marrëveshja është shumë pranë zyrtarizimit.

Pas mesfushorëve Mario Suarez e Lucas Leiva që hasën në vështirësi, Nerazzurrët kanë vendosur të angazhojnë talentin e madh të Dinamo Zagrebit, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”.

Inter ka mposhtur konkurrencën nga Napoli, Milan e Arsenal duke siguruar edhe një përforcim të ri pas sulmuesve Lukas Podolski e Xherdan Shaqiri që erdhën në Giuseppe Meazza gjatë këtij afati kalimtar të janarit nga Arsenal, përkatësisht Bayern Munich.