Brokoli një mbrojtës i mirë ndaj kancerit të gjirit

Perimet kanë një rëndësi të veçantë në organizmin tonë prandaj është e rëndësishme që ne të konsumojmë sa më shumë nga ato.

Lifestyle

18/07/2015 09:14

Një ndër perimet që ka më shumë benefite dhe që gjendet lehtësisht në çdo stinë është brokoli. Brokoli është i preferuar qoftë për shijen e veçantë, si dhe për lehtësinë e përgatitjes në kuzhinë.

Sipas disa studimeve të realizuara së fundmi rezulton se brokooli luan rol në parandalimin e kancerit të gjirit. Ai ka në përmbajtje të tij një element të veçantë i cili është në gjendje të vrasë qelizat burimore që lejojnë kancerin të zhvillohet.

Brokoli është gjithashtu një burim i mirë i mineraleve, vitaminave dhe fibrave. Përmban fuqi të lartë antioksidantësh në sajë të pranisë së polifenolit, të cilat ndihmojnë për të luftuar edhe bakteret që zakonisht vendosen në mukozat e stomakut, që shpesh shkaktojnë dhimbje të rënda barku, gastrit dhe ulçera. /klankosova