BroApp, aplikacioni që u nevojitet meshkujve që janë në lidhje

BroApp i lejon përdoruesit që t’u dërgojnë të dashurave të tyre mesazhe të ëmbla, në një datë dhe orë të caktuar. Të jesh në lidhje ndonjëherë do të thotë të kesh më pak kohë të dalësh me shokë për zbavitje. Por, dashnorët përtacë do të jenë të kënaqur kur të dëgjojnë për këtë aplikacion, i…

Auto & Tek

03/03/2014 20:04

BroApp i lejon përdoruesit që t’u dërgojnë të dashurave të tyre mesazhe të ëmbla, në një datë dhe orë të caktuar.

Të jesh në lidhje ndonjëherë do të thotë të kesh më pak kohë të dalësh me shokë për zbavitje. Por, dashnorët përtacë do të jenë të kënaqur kur të dëgjojnë për këtë aplikacion, i cili u ndihmon atyre tu dërgojnë mesazhe automatike dhe të programuara të dashurave të tyre.

BroApp nuk do t’i dërgojë mesazhe të dashurës suaj nëse jeni në shtëpi të tyre, sepse ai e detekton që ju jeni në shtëpi të tyre automatikisht kur të lidheni në WiFi-në e tyre.

Ky aplikacion ka një opsion të quajtur “Girlfriend Intrusion Detector”, funksion i cili pengon që e dashura juaj ta zbulojë që e keni instaluar këtë aplikacion sapo ajo të ju afrohet.

I lansuar javën e kaluar, aplikacioni është prodhim i Factorial Products në Australi, dhe është në dispozicion për Android, ku për programet iOS do të planifikohet në të ardhmen.