Brittany Murphy ishte helmuar?

Është hapur në mënyrë të papritur rasti i Brittany Murphy, aktorja që kishte ndërruar jetë në vitin 2009, që vlerësohej në atë kohë për shkaqe të natyrshme. Babai i saj i ka analizuar disa fragmente organike të vajzës dhe të bashkëshortit të saj, Simon Monjack, i cili kishte vdekur për shkaqe natyrore 5 muaj pas…

ShowBiz

19/11/2013 16:00

Është hapur në mënyrë të papritur rasti i Brittany Murphy, aktorja që kishte ndërruar jetë në vitin 2009, që vlerësohej në atë kohë për shkaqe të natyrshme.

Babai i saj i ka analizuar disa fragmente organike të vajzës dhe të bashkëshortit të saj, Simon Monjack, i cili kishte vdekur për shkaqe natyrore 5 muaj pas saj, dhe rezultatet janë mjaft shqetësuese.

Pasi të dy vdiqën për një periudhë të shkurtër, mundësi mbetet që çifti të ishte helmuar nga një person i tretë. Tash do t’u takojë autoriteteve që të vendosin nëse do ta hapin rastin apo jo.

Për babanë e Brittany Murphy, Angelo Bertolotti, bëhet fjalë për një fitore të vogël. Disa vite pasi vajza e tij ishte akuzuar për përdorim të drogës, e vërteta mund të dalë më në fund të shesh.