Britney Spears prezanton vëllanë në ditëlindjen e tij (Foto)

Përmes një postimi në rrjetet sociale këngëtarja e njohur Britney Spears ndau një moment të veçantë familjar.

ShowBiz

23/04/2017 22:12

Ajo ndau një foto të vëllait Bryan me dy djemtë e saj, gjatë festimeve të 40-vjetorit të tij. “Kaluam për mrekulli në festimin e ditëlindjes së vëllait tim dje!”- shkruan Britney në diçiturën e fotos së postuar.

Duke folur për revistën “People” dy vite më parë, Britney ka thënë se familja është gjithçka për të. “Fëmijët e mi janë të parët, dhe të fundit”, ka thënë ajo për djemtë me ish bashkëshortin Kevin Federline/who/