Britney Spears e mërzitshme

Britney Spears është një yll i muzikës që pati pothuajse më së shumti sukses në epokën tonë. Ajo tash është 32 vjeç dhe dëshiron të qëndrojë me këmbët në tokë. “Në realitet mendoj se jam paksa e mërzitshme. Nuk jam mësuar të bëj gjëra të mëdha. Më pëlqen të rri në shtrat apo të shkoj…

ShowBiz

06/12/2013 20:30

Britney Spears është një yll i muzikës që pati pothuajse më së shumti sukses në epokën tonë. Ajo tash është 32 vjeç dhe dëshiron të qëndrojë me këmbët në tokë.

“Në realitet mendoj se jam paksa e mërzitshme. Nuk jam mësuar të bëj gjëra të mëdha. Më pëlqen të rri në shtrat apo të shkoj në palestër. Jam një person i thjeshtë”, ka shpjeguar këngëtarja amerikane për ‘Entertainment Tonight’.

Ajo më pas e kujtoi një rast kur disa portale dhe radio, e kishin dhënë një lajm të gabueshëm për vdekjen e saj, duke i brengosur të afërmit e saj.

“Radio thoshte se isha e vdekur, kështu që prindërit e mi më telefonuan dhe ishin të preokupuar. Ishte një eksperiencë vërtetë e çuditshme”, vazhdoi ajo.

Në fund, Britney, e cila së fundmi e lansoi albumin më të ri ‘Britney Jean’, ka zbuluar se për çka dëshiron të kujtohet në të ardhmen, përpos muzikës.

“Do më pëlqente të kujtohem si ajo që ka arritur t’i bëjë të qeshin njerëzit. Mendoj se shakatë janë gjëja më e këndshme që ekziston. Nuk jam e aftë t’i kujtoj shumë barsoletat, por do të doja të isha”, përfundoi Spears.