Britanikja fsheh shqiptarin në bagazh, për ta kthyer ilegalisht në Angli

Një punonjëse britanike e zyrës së emigracionit ka fshehur një shqiptar në bagazhin e makinës së saj për ta rikthyer ilegalisht në Angli.

Lajme

23/06/2015 19:58

Kelly Henderson 39 vjeç, nëna e një fëmije u dashurua me Fatos Demirnelin gjatë kohës që ai ishte në një kamp emigrantësh, raproton mapo.al

Punonjësja e sigurisë tentoi ta rikthente në Angli shqiptarin bukurosh pasi ky u deportua nga Anglia.

Ajo e futi në bagazhin e makinës së saj Nissan Micra dhe tentoi ta kontrabandonte në Angli.

Por ajo u kap nga roja kufitare dhe u arrestua.

Henderson thotë se i vjen keq për atë që ka bërë por nuk e mendoi gjatë.

Pas disa ditësh në burg ajo u lirua nga gjykata pasi gjykatësi tha se “bëri një veprim prej idioti por të kuptueshëm”.