Britanikët: Shqipëria sekreti më i ruajtur në Mesdhe

Caroline Shearing tregon për udhëtimin e saj në Shqipëri, pritjen e ngrohtë atje, ushqimin sublim të detit dhe Butrintin, njërin nga vendet më të rëndësishme arkeologjike të Evropës.

Fun

28/07/2015 12:46

Në shkrimin e saj për gazetën britanike “The Telegraph” të Londrës, ajo thotë se në Shqipëri gjeti një mikpritje të ngrohtë, ushqim të jashtëzakonshëm deti dhe qytetin më të rëndësishëm arkeologjik të Evropës, Butrintin.

Ajo përshkruan kalimin nga Greqia për në Shqipëri nga ‘Qafë Bota’, ku i kishte lënë përshtypje më së shumti relievi i pyllëzuar në anën e grekëve dhe terreni i zhveshur në territorin shqiptar. Asaj i kishin lënë përshtypje shumë edhe ndërtimet dhe betonizimet e qyteteve, duke pyetur me humor nëse Shqipëria preket nga tërmetet shpesh.

butrintalbania_3386820b

Ajo mahnitet nga Butrinti, duke përmendur poetin romak Virgjilin, i cili për Butrintin thoshte se “pashë përpara meje një Trojë në miniaturë”.

ferrytobutrintalba_3386817b (1)

Ajo për këtë qytet thotë se është një nga qendrat më të ruajtura arkeologjike të Evropës – edhe pse ka ende për t’u zbuluar aty.

Sipas saj, Shqipëria është një vend që po kërkon të kapë kohën e humbur, dhe kjo shihet mjaft mirë në peizazhin e bukur, ku bien në sy kolonat e betonit.

Pjesa më e madhe e Rivierës shqiptare në grykën e Adriatikut është ende e pazhvilluar, me një numër plazhesh me rërë të imët afër maleve të larta, që duhet mbrojtur më shumë nëse ky vend dëshiron t’i shmangë katastrofat arkitekturore, thotë ajo.

sarandaalbania1_3386824b

Pasi tregon për përvojen e një çifti britanik në Sarandë, të cilët ishin mahnitur nga çmimet e ulëta, ajo tregon edhe për punonjësin kufitar të Greqisë, i cili ishte habitur pse britanikët kishin zgjedhur Shqipërinë, duke iu thënë “Jeni anglez? Pse keni ardhur në Shqipëri?.

Ajo tregon se si në Sarandë gjiret e parkimit janë të mbushura me makina Mercedes-Benz dhe flet për komunizmin si shkaktari kryesor i mbylljes së Shqipërisë deri më tani.

butrintalbania1_3386821b

Duke kaluar kufirin ajo tregon për malet e zymta dhe fushat e pasura me fik dhe ullinj, ajrin e nxehtë dhe bletët, dhe gratë që kullosnin dhitë.

“Ne arritëm në brigjet e një lumi pranë të cilit qëndronte një kasolle me një flamur të madh shqiptar, që kishte një shqiponjë të zezë me dy koka e zhytur në ngjyrë të kuqe”, tregon ajo, duke treguar për udhëtimin e saj të shkurtër në ujë për në Butrint, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESKO që daton nga shekulli 8.

Ajo dëshiron dhe shpreson shumë që ta vizitoj edhe një herë Shqipërinë. (Lajmi.net)