Britanikët ndryshojnë qëndrimin për “Brexit”

Pjesa më e madhe e britanikëve mendon tashmë se vendi duhet të qëndrojë në BE, sipas një sondazhi të ri të publikuar disa ditë përpara se parlamenti të votojë për marrëveshjen Brexit mes Londrës dhe unionit, sipas gazetës ”Independent”.

Bota

09/12/2018 19:34

“Sondazhi tregon se 52% e qytetarpve do të votonin për qëndrimin e vendit të tyre në BE”, sipas institutit kërkimor, BMG.

“Kjo mbështetje është rritur muaj pas muaji që nga vera e kaluar për të kaluar nivelin prej mbi 50% në dhjetor, kur u pa edhe realiteti kompleks i Brexit”, thekson BMG, përcjell atsh.

Po kështu, nga ky sondazh doli se qytetarët mbështesin deputetët që do të votojnë kundër marrëveshjes në parlament.