Britanikët dhe OKB-ja të alarmuar: Shqiptarët përdoruesit më të mëdhenj të kokainës në botë!

Mes situatës së acaruar politike në vendin tonë, për shkak të lidhjeve të pretenduara politikës me trafikimin e lëndëve narkotike, një tjetër alarm duket se ka ardhur nga Britania.

Lajme

20/10/2017 11:03

Gazeta prestigjioze “The Telegraph” ka paraqitur një raport mbi përdoruesit më të mëdhenj të kokainës në mbarë botën, por në krye të “listës së zezë” qëndron pikërisht Shqipëria.

Bazuar në të dhënat e Kombeve të Bashkuara, gazeta ngre alarmin për numrin e madh të përdoruesve të rregull të lëndëve narkotike në Shqipëri.

Sipas gazetës konservatore, të dhënat vijnë pas një sërë vitesh raportesh dhe janë një tregues i mirë të kombeve që kanë ‘oreksin’ më të madh për kokainën.

Në krye të tabelës është Shqipëria. Hulumtimi i shëndetit publik i vitit  2014 vlerëson se 2,5 për qind e popullsisë së vendin tonë, e moshës ndërmjet 16 dhe 64 vjeç, janë përdorues të rregullt të drogës.

Statistikat më të fundit janë në dispozicion në faqen e internetit të Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin.

Sipas hartës së mëposhtme, vendet  që shfaqen në ngjyra të errëta konsumojnë më shumë kokainë, ato me ngjyra të lehta konsumojnë më së paku.

Për të paraqitur një raport të përgjithshëm të përdorimit të kanabisit, alkoolit dhe konsumit të cigareve, kjo gazetë britanike ka nxjerrë edhe një dokumentar, ku evidenton grupmoshat më të varura.

Britania është gjithashtu një nga përdoruesit më të mëdhenj të drogës në botë, ndërsa vendet e tjera në dhjetshen e përdoruesve më të mëdhenj të kokainës  përfshijnë SHBA-në, Spanjën, Australinë dhe Holandën, së bashku me disa vende të Amerikës së Jugut: Kilin dhe Uruguajin.