Britania nuk do të kërkojë zgjatje të periudhës tranzitore – Lajmi.net
Britania nuk do të kërkojë zgjatje të periudhës tranzitore
Autori: Lajmi.net BotaLajme 11:29, 16 May 2018
Britania nuk do të kërkojë zgjatjen e periudhës tranzitore dyvjeçare pasi të largohet nga Bashkimi Evropian, ka thënë ministri i Kabinetit qeveritar, David Lidington.

Qeveria ka njoftuar se muajin tjetër do të publikojë plane të detajuara për marrëdhëniet e planifikuara për të ardhmen në mes të Britanisë dhe BE-së.

“Jo vetëm që ne nuk jemi duke kërkuar periudhë më të gjatë tranzitore, por edhe Bashkimi Evropian e ka bërë gjithmonë të qartë se nuk mund ta përdorim Artikullin 50 kur flasim për marrëdhënie afatgjata”, ka thënë Lidington për BBC-në kur është pyetur për Letrën e Bardhë.

“Ekziston një marrëveshje për tërheqje e cila flet për një periudhë deri në fund të vitit 2020. Deri atëherë presim që të pajtohemi për gjërat thelbësore, ndërsa gjatë periudhës pasuese është i ashtuquajturi Traktati i Madh që përcakton kushtet e marrëdhënies së ardhshme”, është shprehur ai.

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Rock Wheels
  • Play Berry Rush
  • Play Turbo Racing 3