Britania ndryshon orarin e provimeve për studentët myslimanë

​Të gjithë studentët myslimanë në Britaninë e Madhe do të japin provimet e tyre më herët sesa zakonisht, për shkak të muajit të Ramazanit, rit i besimtarëve myslimanë, të cilët agjërojnë për 30 ditë të këtij muaji të shenjtë të fesë islame.

Bota

06/01/2016 23:30

Lajmi është bërë i ditur nga bordi ekzekutiv i sezonit të provimeve dhe vjen pas komenteve të komisionerit të fëmijëve,institucion që mbron të drejtat e tyre, i cili tha se oraret e provimeve mund të ndryshojnë për të favorizuar nxënësit myslimanë.

Testet do të zhvillohen në orët e para të ditës, pasi studentët myslimanë janë më pak të uritur, ose mund të mbahen para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit në fillim të qershorit. Muaji i Ramazanit i është afruar nga viti në vit sezonit të provimeve të verës në Angli, duke nisur nga fundi i majit në fillim të qershorit.

Këtë vit periudha e agjërimit për mysliamanët bie mes 6 qershorit dhe 5 korrikut, e cila përkon me pjesën më të madhe të provimeve. Malcolm Trobe, zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së liderëve të shkollave dhe kolegjeve, tha se unioni është takuar me udhëheqësit e besimit mysliman p? ?r të diskutuar mbi muajin e Ramazanit dhe ka planifikuar të publikojë udhëzime të reja për shkolla dhe kolegje përpara provimeve.

Ai tha se udhëheqësit e shkollave dhe kolegjeve janë të gatshëm të bashkëpunojnë me komuinitetin fetar për të respektuar besimin e tyre, por edhe për të siguruar mbarëvajtjen e provimeve të tyre.

Në të shkuarën ka pasur tensione për te ndryshuar oraret e provimeve për të favorizuar studentët myslimanë. Në 2014, anëtarët e Shoqatës së mësuesve dhe lektorëve kërkuan të merret parasysh periudha e agjërimit në hartimin e skeduleve.