Britania miraton sot ligjin i cili përshpejton Brexitin

Me 326 vota pro dhe 290 kundër, deputetët në lexim të dytë i dhanë dritë jeshile Ligjit Evropian (për tërheqjen) i cili tani do të kalojë në fazën e ardhshme të miratimit

Bota

12/09/2017 12:53

Britania e Madhe pritet të miratojë të martën një ligj i cili do ta përshpejtojë largimin e vendit nga Bashkimi Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Me 326 vota pro dhe 290 kundër, deputetët në lexim të dytë i dhanë dritë jeshile Ligjit Evropian (për tërheqjen) i cili tani do të kalojë në fazën e ardhshme të miratimit.

Qëllimi i tij është të konvertoj legjislacionin e BE-së në ligj britanik, në vazhdën e përgatitjeve që po bën vendi të braktisë bllokun në mars të vitit 2019.

Në një deklaratë të shkruar, kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se “vota është një vendim historik i cili mbështetë dëshirën e popullit britanik”.

“Megjithëse ka shumë për tu bërë, ky vendim do të thotë se ne mund të vazhdojmë me negociatat duke pasur një themel të fortë, për çka inkurajojmë deputetët nga të gjitha pjesët e Mbretërisë së Bashkuar të punojnë së bashku në mbështetje të këtij legjislacioni jetik”, tha ajo.

Megjithatë, thirrjet për ndryshime u bënë paralelisht me shumë amendamente të parashtruara nga opozita, përfshirë ato të Laburistëve.

Sekretarja në Hije e Brexitit (kabineti në hije i opozitës), Keir Starmer, tha se “është e dëshpëruar tërësisht nga rezultati i votimit”, për të shtuar se ligji është shumë i dobët. “Do ta bëjë procesin e Brexitit akoma më të pasigurt dhe do të çoj në ndasi dhe kaos, në kohën kur vendi ka nevojë për bashkim”, tha ajo.

Propozim ligji tashmë ka kaluar në fazën finale ku pritet një kundërshtim i ashpër nga deputetët opozitarë.