Britania ka mbi 100 miliarder, Londra e para në botë

Për herë të parë në histori, Mbretëria e Bashkuar kalon numrin prej 100 miliarderëve që jetojnë në këtë vend. 

Lajme

11/05/2014 23:02

Në krahasim me vitin 2004, numri i miliarderëve në Britani është tre herë më i lartë, duke numëruar 104 gjithsejtë. Ata së bashku, sot kanë një pasuri që vlerësohet rreth 300 miliard funta, raporton, \”The Guardian\”. 

Kjo do të thotë se Britania ka më shumti miliarder për kokë banori, ndërsa Londra është qyteti me numrin më të madh të miliarderëve në botë dhe numri i tyre është hiq më pak se 72. 

Vetëm një vit më parë në Britani kanë jetuar 88 miliarder, me një pasuri totale prej 240 miliard funta. Kjo tregon se brenda një kohe të shkurtër në këtë vend ka edhe 20 miliarder më shumë, dhe se pasuria e tyre është shtuar për rreth 60 miliard funta, gjë që del se kriza ekonomike nuk ka qenë e keqe për ta. 

Vendin e parë për pasuri në këtë vend e zënë vëllezërit indian Sri dhe Gopi Hinduja me rreth 12 miliard funta, që është gati sa 10 herë buxheti vjetor i Kosovës. Pasuria e tyre vetëm nga viti i kaluar është rritur për 1.3 miliard funta. 

Ndërsa pas tyre renditet rusi Alisher Usmanov, pasuria e të cilit shënon 10.65 miliard funta. 

Megjithatë, britanikët nuk duhet të jenë edhe shumë të gëzuar me këtë fakt, pasi anglezi më i pasur renditet tek i 10-ti në këtë listë. Ai është Duka i 6-të i Westminster’it, Gerald Grosvenor, me një pasuri prej 8.5 miliard funta.