Britania hap mbi 200 stacione për mbushjen e automjeteve elektrike

Në rrugët e Britanisë së Madhe ka mbi 90 mijë automjete elektrike, por numri i tyre mund të arrijë në 1.2 milion në vitin 2020.

Auto & Tek

13/05/2017 13:50

Stacionet e mbushjes të automjeteve elektrike të kompanisë me bazë në SHBA, në partneritet me kompaninë britanike InstaVolt, kanë ofruar mbi 200 stacione të mbushjes së shpejtë për të lehtësuar udhëtimet në distanca të gjata në Britani të Madhe, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Marrëveshja është pjesë e projektit Pikat e Mbushjes (Charge Point’s) të prezantuar në mars për shtrirjen e saj në tregun evropian.

Në rrugët e Britanisë ka mbi 90 mijë automjete elektrike, por numri i tyre mund të arrijë në 1.2 milion në vitin 2020, njofton Departamenti për Transport të Britanisë së Madhe.

Për të mbështetur shtimin e automjeteve elektrike në Britani, frekuenca e stacioneve të mbushjes elektrike dhe kapaciteti i tyre për automjetet për udhëtimet e gjata duhet të rritet.