Britania hap hetime të reja ndaj televizionit rus RT

Rregullatori i medias në Britani Ofcom tha se ka hapur tri hetime të reja ndaj trasmetimeve të televizonit rus RT, në prill dhe në maj.

Bota

21/05/2018 17:04

Këto iu shtohen shtatë hetimeve të nisura muajin e kaluar, për të parë nëse kanali i ka shkelur rregullat e paanshmërisë pas helmimit të një ish-agjenti rus në Britani, në muajin mars.

Ofcom tha në atë kohë se ka pasur “rritje të konsiderueshme” në numrin e transmetimeve të RT-së që kanë shkaktuar shqetësime që nga sulmi me agjent nervor ndaj Sergei Skripalit dhe vajzës së tij.

“Transmetimet tona janë një burim i pafund i hetimeve të Ofcom-it. Pa marrë parasysh se çfarë zgjedhin, ata nuk mund të gjejnë asgjë, por nuk heqin dorë nga shpresa”, tha në Twitter kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan.

Britania e fajëson qeverinë e presidentit rus, Vladimir Putin, për sulmin ndaj Skripalit në qytetin Sallsbëri të Anglisë.

Moska e mohon përfshirjen.