Britania formon ekipin për trajtimin e epidemive në tërë botën

Britania e Madhe ka formuar një ekip të përberë nga ekspertë mjekësorë, të cilët mund të zhvendosen kudo nëpër bote brenda 48 orëve, në qoftë se shpërthen ndonjë epidemi, transmeton Klan Kosova.

Lifestyle

02/11/2016 15:39

Qëllimi i formimit të këtij ekipi është që të kontrolloj infeksionet si Ebola, para se të shpërndahen në masa të mëdha.

Këta shkencëtarë, akademik dhe personel klinik do të financohen afërsisht 22 milion euro nga qeveria për pesë vite.

Kur nuk janë duke trajtuar ndonjë sëmundje emergjente, ekipi do të fokusohet në kërcënimet nga sëmundjet në të ardhmen si dhe do të trajnoj personel në Britani dhe nëpër botë.

Ndërsa Nicola Blackwood, Ministre e Shëndetësisë ka deklaruar që kriza me Ebola ka theksuar nevojën për një ekip të tillë.