Britania do të ndërtojë laborator që ‘prodhon’ gjak njeriu

Edhe pse dhurimi i gjakut është në rritje gjatë dekadës së fundit, bota ende ka nevojë për furnizim më të madh me gjak për të shpëtuar jetë.

Lifestyle

30/06/2015 18:37

Kështu, nëse këto dhurime nuk po e zgjedhin problemin, shkencëtarët duhet të gjejnë një tjetër zgjidhje për të përmbushur kërkesën për gjak.

Një mundësi që shkencëtarët janë duke e hulumtuar është përdorimi i zëvendësuesve sintetik të gjakut, të cilët, nëse janë të suksesshëm, do të mund t’u jepeshin potencialisht pacientëve në nevojë, pavarësisht nga lloji i gjakut, transmeton Lajmi.net.

Një tjetër zgjidhje do të mund të jetë ‘rritja’ e qelizave të kuqe të gjakut të njeriut në laborator, që pritet të provohet brenda pak viteve të ardhshme.

Sipas Shërbimit Kombëtar Shëndetësor të Britanisë, kjo do të mund të bëhet deri më 2017, dhe do të përfshijë transfuzion të gjakut në sasi të vogla, fillimisht.

Shkencëtarët shpresojnë se teknika e tyre do të funksionojë, pasi një studim i kryer kohët e fundit demonstroi se këto qeliza janë në gjendje që të sillen si ‘gjëra të vërteta’ në subjekte njerëzore, vë në dukje New Scientist.

Edhe pse teknika e tillë do të përdoret për të rritur këto qeliza nuk është e qartë në këtë fazë, raportohet se shkencëtarët kanë për qëllim që të fillojnë me qelizat burimore të marra nga palca e eshtrave të donatorëve të rritur, dhe pastaj do të tentojnë t’i kthejnë ato në qeliza të kuqe të gjakut duke përdorur stimulues, transmeton Lajmi.net.

Nëse del të jetë i suksesshëm, ata planifikojnë të hulumtojnë edhe një metodë tjetër, metodë kjo e cila do të përdorte qelizat e njëjta burimore, të quajtura qelizat ‘hematopoietic’, për të prodhuar qelizat e kuqe.

Studime të kryera mbi këto metoda të mundshme kanë treguar se të dyja këto burime mund të përdoren për të krijuar qeliza funksionale të gjakut në një laborator.

Sidoqoftë, kjo mund të jetë e mjaftueshme për të ndihmuar në trajtimin e individëve me kushte të caktuara të gjakut, të tillët me anemi, që është qëllimi kryesor i shkencëtarëve.