Britani: Këshilli për Siguri Kombëtare diskuton për sulmin me agjent nervor

Këshilli për Siguri Kombëtare i Britanisë do të takohet sot për të diskutuar lidhur me sulmin me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus dhe vajzës së tij në qytetin Salisbury të Britanisë.

Bota

12/03/2018 15:15

Kryeministrja britanike, Theresa May do të udhëheq takimin me ministrat e saj, ku do të informohen për hetimet që janë duke u zhvilluar për tentim-vrasjen ndaj 66-vjeçarit, Sergai Skripal dhe vajzës së tij, Yulia Skripal.

Zyrtarët thonë se të dy janë në gjendje kritike pas ekspozimit ndaj agjentit nervor.

Hetimi për këtë ngjarje tashmë ka hyrë në ditën e tetë dhe ende nuk është bërë publik natyra e agjentit nervor.

Kryetari i komitetit për punë të jashtme në Parlamentin britanik, ka thënë se helimimi dukej “sikur të ishte i sponzorizuar nga shteti”,.

“Ne presim që kryeministrja ta bëjë njoftimin së shpejti dhe sinqerisht do të befasohesha nëe ajo nuk do të drejtonte gishtin kah Kremlini”, ka thënë ligjvënësi Tom Tugendhat për radion BBC.

Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në helmimin e ish-spiunit rus.