Brighton e befason Manchester Unitedin

Brigton ka arritur të mposht Manchester Unitedin me rezultat 1:0 në stadiumin ‘Amex’, për të bërë një hap të madh drejt mbijetesës në Premierligë.

Sport

04/05/2018 22:50

Skuadra e Jose Mourinhos ka pësuar edhe humbjen e shtatë këtë sezon në Premierligë.

‘Djajtë e Kuq’ janë mposhtur në udhëtim te Brighton, me rezultat 1:0.

Ishte Gross që shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, në minutën e 57’.

Kjo fitore e rendit Brightonin në vendin e 11 me 40 pikë, ndërsa United me 77 pikë renditet në vendin e dytë./Lajmi.net/