Brighton – Chelsea dhe Southampton – Arsenal, rezultatet e dy ndeshjeve

Chelsea ka marr tri pikë tejet të vështira në javën e 17-të në Premierligë.

Sport

16/12/2018 16:23

Chelsea ka fituar në udhëtim ndaj Brightonin me rezultat 1 me 2.

Golat për blutë i shënuan Pedro Rodriguez në minutën e 17’ dhe Eden Hazard (33’), ndërsa për mysafirët shënoi March (66’), raporton “lajmi.net”.

Nga ana tjetër, Arsenal është mposhtur nga Southamptoni me rezultat, 3:2.

Dany Ings ishte shumë i disponuar për lojë, pasi arriti të shënoi dy gola qysh në pjesën e parë (20’)0 dhe 40’).

Poashtu edhe Henrikh Mikhitaryan shënoi dy gola në minutën e 28’ dhe 53’, duke arritur ta barazoi rezultatin në 2 me 2.

Por, Southamptoni kërkonte tri pikë, andaj këtë gjë e arriti në minutën e 85’, me anë të Charlie Austin (85’).

Pas xhiros së 17-të, Chelsea gjendet në vendin e katërt me 37 pikë, ndërsa Arsenali në të pestin me 34. /Lajmi.net/