“Brexit”-i mund të shokojë ekonominë globale

Ministrat e Financave të fuqive kryesore ekonomike në botë kanë paralajmëruar se ekonomia golabe do të pësojë një goditje të rëndë nëse Britania e Madhe del nga Bashkimi Europian.

Bota

27/02/2016 23:47

Deklarata e ministrave erdhi pas takimit dy ditor të vendeve anëtare të G20 në Kinë. Britania do të votojë në një referendum i cili do të mbahet më 23 qershor nëse do të qëndrojë apo jo në Bashkimin Europian. Kancelari britanik George Osbourne, i cili ishte prezent në takim theksoi se kjo çështje konsiderohet mjaft serioze nga G20.

“Udhëheqësit ekonomikë të disa prej fuqive më të mëdha botërore kanë rënë unanimisht dakord se dalja e Britanisë nga unioni do të ishte një tronditje e madhe për ekonominë globale, dhe nëse cilësohet si një goditje e fortë për ekonominë botërore, imagjinoni se çfarë mund ti shkaktoj vetë Britanisë “, deklaroi Osbourne

Ndërkohë që kryetari i bashkisë së Londrës, Boris Johnson ka konfirmuar edhe një herë idenë e tij se dalja nga unioni do ta detyronte Brukselin të paraqiste një marrëveshje më të përshatshme për Britaninë. Vet? ?m duke u larguar nga bashkmi europian do të përfitojnë ndryshimet që na duhen, theksoi Johnson.