Bretkoca dembele lundron mbi shpinën e peshkut

Andree Siwadi ka kapur disa pame të çuditshmë në pellgun e kopshtit të saj. Ishte një udhëtim i shkurtër teksa peshku mezi e mbante mbi shpinë bretkocën dembele.

Fun

30/04/2014 19:47

Bretkoca e zgjuar kishte hipur mbi shpinën e një peshku të kuq, mirëpo udhëtimi nuk ishte i rehatshëm për bretkocën pasi që peshku vazhdimisht tentonte ta hiqte nga shpina \”pasagjerin\”.

Gjyshja 70 vjeçare tha se ajo kishte shkuar për t\’i ushqyer peshqit në mëngjes kur e kishte parë ngjarjen e rrallë.

\”Pasi e fotografova, e nxjerra jashtë bretkocën pasi që ishe e shqetësuar se do t\’i lëndonte peshqit, të cilët  i kam emëruar sipas nipërve dhe mbesave të mia.\”

\”Kurrë në jetën time nuk kam parë diçka të tillë edhe pse kam jetuar në fshat, nuk ia kam idenë pse po e bënte një gjë të tillë\”, përfundoi ajo.