Brenga e Frimpongut

Emmanuel Frimpong u ‘ankua’ pas largimit nga Arsenali dhe transferimit tek Barnsley. Mesfushori duket se tani do të luajë më tepër në fushë, mirëpo do të jetë më pak aktiv jashtë saj. 24-vjeçari i cili bëri vetëm 16 paraqitje për gjigantin londinez pasi depërtoi së bashku me Jack Wilshere, por dy lëndime të rënda ia…

Sport

31/01/2014 15:14

Emmanuel Frimpong u ‘ankua’ pas largimit nga Arsenali dhe transferimit tek Barnsley.

Mesfushori duket se tani do të luajë më tepër në fushë, mirëpo do të jetë më pak aktiv jashtë saj. 24-vjeçari i cili bëri vetëm 16 paraqitje për gjigantin londinez pasi depërtoi së bashku me Jack Wilshere, por dy lëndime të rënda ia pamundësuan avancimin.

Mirëpo, duket se Frimpong është kënaqur nga epiteti i futbollistit në një prej skuadrave më të mirënjohura në botë, edhe pse nuk luante në të.

Pas publikimit të lajmit për transferimin në Barnsley, ganezi shprehu pakënaqësinë e tij se statusi i anëtarit të skuadrës nga një ligë inferiore mund të mos jetë joshëse për gjininë e kundërt.

“Si do të joshi femrat tani?”, shkroi Frimpong në Instagram, para se ta fshinte postimin.