Brenda vitit në Kosovë shkurorëzohen rreth 1400 çifte

Kosovarët mesatarisht martohen më herët se mosha 30 vjeçare. Ndërsa numri i shkurorëzimeve është gati sa 10 përqindëshi i kurorëzimeve brenda një viti. 

Lajme

18/07/2014 19:44

Rreth 1400 çifte vendosin t’i japin fund lidhjes martesore të tyre duke e prishur kurorën, aktin i cili i bën edhe ligjërisht ata një çift i martuar.

Shifrat të cilat lajmi.net ka siguruar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë se në krahasim me numrin e kurorëzimeve në vit, numri i shkurorëzimeve ende nuk është shumë i lartë.

“Brenda vitit kemi rreth 17700 kurorëzime ndërsa shkurorëzime ka rreth 1400”, ka thënë Hazbije Qeriqi nga ASK.

Ndërkaq, ky numër duket i vogël në krahasim me vendet tjera, edhe për faktin e numrit të vogël të popullsisë që ka Kosova. Në Serbi, në vitin 2010 janë shkurorëzuar rreth 6,644 ndërsa ky numër është rritur në 8,251 në vitin 2011. Anglia ka shënuar rekord divorcesh në vitin 2012 me 118,140 sosh, kurse Zvicra vetëm në vitin 2005 ka pasur 40,139 shkurorëzime.

Sa i përket moshës mesatare të martuarve në Kosovë, ajo ka pësuar ndryshime.

“Mosha mesatare e të martuarve në Kosovë është rreth 29 vjeç”, ka thënë Qeriqi. Ndërsa shumë çifte nga vendet e rajonit martohen më herët se kjo moshë, sipas statistikave që sjell “Wikipedia”. (lajmi.net)