Brenda shtëpisë super luksoze të Morena Tarakut

Tash e sa vite këngëtarja dhe modelja, Morena Taraku është në qendër të vëmendjes falë luksit që gëzon në jetën e saj.

ShowBiz

10/11/2018 10:14

Udhëtimet e shumta në vende të shtrenjta, veshjet e deri tek ushqimet janë vetëm disa gjëra që bënë mediat rozë të shkruajnë për të, shkruan lajmi.net

Sot vëmendje të madhe kanë rrëmbyer disa postime të saj në InstaStory teksa sjell pamja nga shtëpia luksoze.

Një shtëpi tejet moderne saqë në shikim të parë ngjan në një hotel ambienti ku Morena kalon pjesën më të madhe të kohës.

Theksojmë se Morena është duke bërë jetë në mes Kosovës dhe Turqisë, pasi po punon në disa projekte të reja. /Lajmi.net/