Brenda selisë së Facebook, ndërtesës së re madhështore

Lajmet e fundit vijnë nga Mark Zuckerberg, që thonë se kompania Facebook ka lëvizur zyrtarisht objektin në një territor të ri: një territor shumë i madh me një objekt të dizajnuar nga arkitekti i njohur Frank Gehry.

Auto & Tek

31/03/2015 20:41

E tërë ndërtesa në thelb është një dhomë e madhe dhe ka planin më të mirë në botë – me të cilin edhe krenohet, ku mijëra njerëz mund të punojnë në hapësirën e madhe në të njëjtën kohë.

Ka hapësira të vogla për punë private gjithashtu, dhe punëtorët munden gjithmonë që të dalin edhe në parkun e vendosur mbi ndërtesë, që ka një hapësirë gjysmë-milje për të ecur, rreth 400 pemë dhe zona për të punuar, transmeton Lajmi.net.

Ka gjithashtu edhe një sallë konferencash të mbushur me topa të vegjël. “Ndërtimi në vetvete është i thjeshtë dhe nuk është i sofistikuar”, thotë Zuckerberg në faqen e tij në Facebook.

“Ky është edhe qëllimi ynë. Ne dëshirojmë që hapësira të ndjehet si një punë në progres. Kur ju hyni në godinat tona, ne duam që ju ta dini se sa shumë ka për t’u bërë ende në misionin tonë për ta lidhur botën”, shtoi ai.

Në vend se të lëshojë një set të fotografive të reja të ndërtesës së re, Facebook zgjodhi që disa fotografi t’i postojë në Instagram dhe t’i ftojë përdoruesit që të japin mendimin e tyre para se të hapet zyrtarisht.

Shikoni fotografitë e ndërtesës më poshtë:

Koridori
Koridori
Salla e punëtorëve
Salla e punëtorëve

Screenshot_7Screenshot_8

Salla e konferencave
Salla e konferencave

Screenshot_10Screenshot_11Screenshot_12

Parku në çatinë e ndërtesës së re të Facebook
Parku në çatinë e ndërtesës së re të Facebook

Screenshot_14