Brenda pesë ditëve na presin tetë super-sfida në futboll

Pesë ditët e ardhshme do të jenë të pasura për tifozët e futbollit në botë.

Sport

20/07/2018 23:15

Skuadrat më të mëdha botërore kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Në vlugun e këtyre përgatitjeve, ato do të ballafaqohen mesvete në shumë ndeshje miqësore.

Vetëm brenda pesë ditëve të ardhshme, do të zhvillohen tetë super-ndeshje miqësore.

Gjithçka nis me ballafaqimin Manchester City – Dortmund, që luhet me fillim nga ora 03:00 e mëngjesit sipas kohës tonë lokale.

Për të vazhduar pastaj me Bayern Munich – PSG, Liverpool – Dortmund, Juventus – Bayern Munich, Manchester City – Liverpool, Dortmund – Benfica, Roma – Tottenham dhe Milan – Manchester United./Lajmi.net/