Brenda njësisë elite të ISIS që i duan vrasjet aq sa edhe vdekjen (Foto)

Për asnjë moment nuk tregojnë mëshirë për askënd dhe gjithmonë luftojnë deri në vdekje, duke veshur rripa dhe jelekë të mbushur me eksplozivë, me qëllim që ta hedhin veten në erë në mes të kundërshtarëve nëse përballen me humbje.

Bota

08/07/2015 13:18

Këta militant brutal janë trupat elite të grupit terrorist ISIS, të cilët bëjnë gjithçka vetëm dhe vetëm që në fushëbetejë të vrasin sa më shumë njerëz që munden. Dailymail shkruan se ata janë në një mënyrë forca speciale paralele në mesin e forcave të tyre të rregullta, që njihen për fitoret e korrura në fushëbeteja, transmeton lajmi.net.

10

Muajin e kaluar një grup prej 70 trupave speciale të ISIS, ishin maskuar duke veshur uniformën e ushtrisë siriane, duke u futur kështu në qytetin e përvuajtur Kobane të Sirisë. Në betejën e përgjakshme dy ditore, xhihadistët e pamëshirshëm vranë më shumë se 230 civilë, përfshirë këtu afro 100 fëmijë dhe mbi 30 luftëtarë kurdë.

“Ata nuk e kishin në plan të linin askënd të gjallë, sepse dukej se e kishin përgatitur mirë sulmin”, ka deklaruar Ghalia Nehme komandant i forcave kurde.

4

Shpesh herë të përbërë nga luftëtarë me përvojë irakian apo çeçen, varësisht nga vendndodhja e sulmit, kjo njësi është bërë pjesë e rëndësishme e strategjisë ofensive e grupit xhihadist.

1

Një video e postuar së fundmi në internet, shihet se si grupi elitar kanë të lidhur në kokë dhe krah një rrip të kaltër që i identifikon ata si grup “unik” në fushëbetejë. Ata në këtë video shfaqen të maskuar në rërë, dhe duke pritur me padurim të sulmojnë armikun. Derisa disa skena tjera pjesëtarë të kësaj njësie shihen duke u fshehur nëpër pemë me snajperë në dorë, kurse kishte edhe prej atyre që ishin lidhur me eksploziv duke u përgatitur për flijim. /lajmi.net

2

6

8

12

13

14