Brenda një shkolle alivanosen 27 nxënës dhe një mësues

Disa nxënës janë dërguar me urgjencë në spital pasi janë alivanosur brenda një shkolle në qytetin Ripon të North Yorkshire në Angli.

Bota

11/11/2015 15:44

Shërbimet emergjente janë alarmuar pasi përafërsisht 27 nxënës dhe një mësues mbeten të alivanosur .

Policia është njoftuar rreth orës 12 e 30 në mbrëmje, shkruan Express.co.

Një zyrtar policor nga North Yorkshire tha se për momentin siguria e të gjithë nxënësve dhe stafit në shkollë është e lartë dhe oficerët janë duke punuar me shërbimet e ambulancës dhe të zjarrfikësve  për të vendosur se çfarë e ka shkaktuar alivanosjen e nxënësve.

Studentët thuhet se kanë treguar shenja të sëmundjes para se të rrëzoheshin, transmeton lajmi.net.

Shqetësimet janë rritur në atë që mendohet të jetë gaz apo rrjedhje kimike, pasi  shërbimet e zjarrfikësve konfirmuan se janë në vendin e ngjarjes./lajmi.net.