Brenda festës përrallore të ditëlindjes së vajzës së Kylie Jenner

Dje, vajza e vetme e modeles Kylie Jenner, festoi ditëlindjen e parë.

ShowBiz

02/02/2019 08:40

Kështu në rrjete sociale, njëra nga modelet më të famshme në botë, Kylie Jenner, solli disa pamje nga festa e vajzës së saj, shkruan lajmi.net.

Në njërën nga imazhet Jenner tregon për dekorimin e veçantë që iu bë vajzës kurse në tjetrin tortën me mbishkrimin “Urime ditëlindjen Stormi”.

Kylie dhe Traviss Scott janë një nga çiftet më të pëlqyera e njëkohësisht edhe më të përfolura në mediat rozë.

Nga ana tjetër, modelja Jenner arrin përfitime të mëdha nga linja e saj e kozmetikës “Kylie Jenner”. /Lajmi.net/