Brenda dy javësh Kosovën do ta njohë edhe një shtet

Nga zyra e ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, thonë se po bëjnë diplomaci të matur që mëton të sjellë disa njohje deri në fund të 2018-ës.

Lajme

01/10/2018 20:41

Në rast se deri më 31 dhjetor, nuk vije një njohje e re e pavarësisë, Kosova përmbyll 2018-ën si 12 mujorin më të keq në këtë aspekt për më shumëse një dekadë mëvetësi.

I fundit pranim erdhi më 15 shkurt të këtij viti nga Barbados. Janë zyrtarisht 116 njohje të shtetit që ndodhen në listën e paraqitur nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndonëse kjo përmbajtje shpesh është fshehur nga faqja e MPJ-së.

Ndërkohë Klan Kosova, merr vesh se njohja më e re për Kosovën do të vije pas dy javësh, nga një shtet tropikal.

Një burimi diplomatik i televizionit, nuk ia tha emrin këtij shteti, nga frika se Serbia mund të prish krejt punën.

Nga zyra e ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, thonë se po bëjnë diplomaci të matur që mëton të sjellë disa njohje deri në fund të 2018-ës.

 

YouTube player