Brenda dy jave në Prokurorinë Themelore në Gjakovë janë ngritur 75 aktakuza

Për vetëm dy javë, në Prokurorinë Themelore të Gjakovës janë ngritur 75 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Lajme

17/12/2018 11:09

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, brenda dy jave janë ngritur 75 aktakuza kundër 75 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media të kësaj prokurorie, në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur dy aktakuza kundër dy personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë tre kërkesa për caktimin e masës për paraburgimit.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 73 aktakuza kundër 73 të pandehurve, po ashtu ka bërë dhe tetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Departamenti për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka bërë nëntë propozime për  masë Edukative, gjithashtu shtatë masa për Diversitet. /Lajmi.net/