Brenda burgut famëkeq të Ukrainës /FOTO

Qendra e paraburgimit Lukyanivska në Kiev, është burgu funksional më i vjetër në Ukrainë. Ai njihet për kushtet e tmerrshme, pasi të ndaluarit qëndrojnë në mure të ftohta dhe të shkatërruara.

Bota

06/03/2018 12:41

Fotografi i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Serhii Nuzhenko, i është bashkuar një grupi të gazetarëve të ftuar nga Ministria e Drejtësisë për të vizituar bllokun me të vjetër të burgut, të ndërtuar gati 160 vite më parë.

Të burgosurit duke pritur gjykimin jetojnë të rrethuar nga mure të mykura dhe dritare pa xhama.  “Ne biem në gjumë të veshur dhe me kapela në kokë”, ka thënë një i paraburgosur. “Temperatura mesatare këtu është 10 gradë Celsius.

 

Blloku më i vjetër i burgut i njohur si “Katenka”, daton nga vitet e 1860-ta.

Sitemi hidraulik në burg është instaluar më 1960 dhe nuk është renovuar që nga ajo kohë. Shumë shpesh ndodhin shpërthime të sistemeve të ujërave të ndotur.

Disa të paraburgosur qëndrojnë këtu me vite, duke pritur përfundimin e hetimeve apo gjykimeve të gjata.

Një kishë e vjetër në oborrin e burgut është përdorur si qeli në periudhën Sovjetike. Kisha e re është ndërtuar aty më 2013.

Në këtë qendër janë mbajtur të persona të profilit të lartë, duke përfshirë ish-kryeministren
Yulia Tymoshenko dhe Prokurorin e Përgjithshëm aktual, Yuriy Lutsenko, ndonëse ata janë vendosur në disa ambiente më të mira të kompleksit.

Zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë kanë thënë se janë në dijeni të situatës, mirëpo ka mungesë të fondeve për ta rregulluar objektin. Përmes fondeve private tani është duke u rindërtuar blloku i grave të paraburgosura./REL