Brenda botës së errët të gjuetisë (Video)

“Pse shkon një person në pushime vetëm për të vrarë një kafshë? Çfarë qëllimi ka kjo?" Ulrich Seidl, drejtuesi i një filmi dokumentar, ende nuk ka një përgjigje konkrete për pyetjen që ka parashtruar. Në fakt, ai është i sigurt se nuk ka ndonjë të tillë.

Bota

17/10/2016 18:41

“Safari”, filmi i fundit i realizuar nga ai, vë në pah praktikën vrastare të qytetarëve të Namibisë, e cila është legale, dhe vetëm nga pak persona nuk aplikohet, shkruan CNN, transmeton lajmi.net

Në Namibi ekziston një kompani e cila refuzon të vrasë kafshë. “Çdo kafshë ka një çmim, dhe pengesa e vetme për të mos vrarë është ndërgjegjia.”

“Safari” nuk është filmi i vetëm që ka realizuar Seidl nëpër kontinente. Në vitin 2012, ai  gjurmoi fatet e asaj që quan “Sugar Mamas” – gratë evropiane të cilat këkojnë seks nga djemtë më të rinj, në Kenia.

Familjet, duke filluar nga të vjetrit pastaj edhe të rinjtë, besojnë se ajo që bëjnë nuk është vetëm e pranueshme, por edhe e drejtë.

“Nëse gjuetia bëhet në mënyrë të kontrolluar, atëherë është legale dhe e zbatueshme”, thotë një gjuetar gjerman,  derisa tenton të vrasë një kafshë të egër.  “Veçanërisht nëse, sikur këtu, në një vend të tillë, njerëzit marrin para nga kjo punë. Një gjuetar shpenzon në dy javë më shumë se ç’do të shpenzonte një turist për dy muaj.”

“Ndjehesha sikur gjuetarët vazhdimisht kërkonin për një arsye për t’u arsyetuar për atë që po bënin”, thotë Seidl. /lajmi.net

YouTube player