Brenda Air Force One (FOTO)

Air Force One është një prej simboleve më karakterizuese të presidencës amerikane. E gatshme ta transportojë presidentin kudo nëpër botë ku ai ka nevojë të udhëtojë, ajo është disi qendër e komandës lëvizëse, disis zyrë dhe disi hotel.

Bota

21/03/2016 22:37

John F. Kennedy ka qenë presdienti i parë që ka flutuaruar më një avion të ndërtuar specifikisht për përdorim presidencial në vitin 1962. Avioni që përdor Obama sot është një  Boeing 747-200B dykatësh që përdorej më parë nga Presidenti George H.W. Bush. Avioni është i pajisur me çdo gjë për të cilën ka nevojë presidenti për të përmbushur detyrat e tij në rast emergjence.

Çdo kat është rreth 370 metra katrorë.

Ka një suitë mjekësore që mund të funksionojë edhe si sallë operacioni dhe në bord dnodhet gjithnjë një doktor. Dy katet e avionit mund të mbajnë deri në 100 persona.

Avioni ka një sallë konferencash dhe një zonë ndenjeje.

Ka zona për këshilltarët, oficerët e shërbimit sekret, gazetarët dhe të ftuarit. Air Force One mund të furnizohet në ajër me karburant dhe është e pajisur me pajisje të avancuara komunikimi.

Sektori i presidentit në avion përfshin në dhomë gjumi, një banjo, një dhomë palestre dhe hapësirën e zyrës.

Optimized-6797204939_6a4981268d_o13898090168_6143e4e5a6_o-1024x682BushShowsPaintings-1024x576Optimized-6797205957_01eb171c97_bOptimized-7051358049_ed7e44d60b_k