Brenda 5 viteve meshkujt do të jenë në gjendje të lindin fëmijë

Trajtimi i problemeve të fertilitetit ka bërë një rrugëtim të gjatë viteve të fundit, dhe së shpejti do të mund të trajtojë edhe një problem që më herët ishte i pamendueshëm – t’i lejojë meshkujt të posedojnë mitra.

Fun

26/11/2015 17:51

Transplantimi i mitrës është një procedurë që ende vazhdon të hulumtohet, por duke pasur parasysh se është bërë e mundur tek gratë dhe gratë transeksuale, mjekët kanë pranuar se nuk ka arsye pse kjo procedurë të mos funksionojë edhe te meshkujt gjithashtu.

Drejtori i programit të ruajtjes së fertilitetit në Universitetin e Mjekësisë të Kalifornisë Jugore, Dr. Karine Chung, tha:

“Parashikimi im është që kjo të bëhet e mundur brenda 5 apo 10 viteve, ndoshta edhe më shpejt. Anatomia e mashkullit dhe femrës nuk është aq e ndryshme. Ndoshta në një pikë, ne do ta kuptojmë se si ta bëjmë këtë të mundur”.

Por, kjo temë ka ngritur një numër dilemash etike në kuadër të mjekësisë. Së pari, një procedurë e tillë do të kushtonte shumë, ku ata të cilët do të dëshironin ta bënin këtë do ta kishin të pamundur për shkak të parave, transmeton lajmi.net.

Së dyti, është pikëpyetje se si një mashkull që do ta mbante dhe do ta lindte një fëmijë do të ndikonte në mirëqenien e fëmijës më vonë.

Ka gjithashtu shqetësime se me teknologjinë mjekësore shumica e grave do të mbetnin vetëm, pasi ka shumë burra të cilët do të dëshirojnë të mos kenë një partner femër, por të dëshirojnë të kenë fëmijë. (lajmi.net)