Brenda 3 orësh, 34-vjeçarja bëhet nënë dhe gjyshe

Një grua në Britaninë e Madhe ka pasur mundësinë të përjetojë dy eksperienca më të bukura e më të veçanta, brenda 3 orësh.

Fun

07/02/2016 17:35

Kjo është historia e 34-vjeçares, Kay Henry, dhe vajza e saj, Sophie, 19 vjeçe. Që të dyja i kanë lindur fëmijët e tyre në pak orë distancë nga njëra-tjera, transmeton lajmi.net

Por, asnjë nga gratë nuk e kishte menduar se do të lindnin në të njëjtën ditë, në të njëjtin spital dhe vetëm me tri orë distancë nga njëra-tjetra.

Sipas “The Mirror”, Sophie dhe bashkëshorti i saj, Alan, pritën vogëlushen Ary rreth orës 20:56 të darkës, ndërkohë pak pas mesnate, Kay dhe bashkëshorti i saj, prej pak orësh gjyshër, sollën në jetë vajzën e tyre Tiana Rose.

“Ishte e çuditshme dhe e bukur në të njëjtën kohë”, ka rrëfyer Sophie për gazetën lokale “Wales Online”.

“Kjo ishte shtatzënia  e katërt për nënën time dhe ta ndaja këtë eksperiencë me të më ndihmoi shumë për të qenë më pak në ankth, pasi më ka dhënë mjaft këshilla të vlefshme. Më pëlqen shumë ideja që tezja dhe mbesa do të rriten bashkë dhe është ngushëlluese që nëna ime është në të njëjtën situatë me mua”, ka thënë 19-vjeçarja. /lajmi.net