Brenda 24 orëve Policia e Kosovës ka shqiptuar 615 tiketa

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës në gjithë vendin ka shqiptuar 615 tiketa dënimi për thyerje të rregullave të komunikacionit.

Lajme

28/03/2015 17:49

Sipas njoftimit 24 orësh të PK-së , gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 16 persona. Në mbajtje janë dërguar 12 të tjerë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 60 aksidentet, ku prej tyre 18 aksidente me të lënduar, ndërsa 42 aksidente të tjera kanë qenë pa të lënduar.