Brenda 24 orëve, policia e Kosovës arreston 26 persona

Policia e Kosovës bën të ditur se për vetëm 24 orë, ka arrestuar 26 persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme të kundërligjshme.

Lajme

03/09/2015 15:20

Sipas tyre, nga statistikat e përgjithshme, janë bërë 26 arrestime, prej të cilëve 18 janë në mbajtje, raporton lajmi.net.

Sa i përket aksidenteve me fatalitet brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë dy persona, ndërsa aksidente me të lënduar, sipas policisë janë 18 persona, pa të lënduar 38.

Po ashtu, në raportin e policisë, thuhet se janë shqiptuar 833 tiketa trafiku./lajmi.net