Brenda 24 orëve, 47 aksidente në trafik

Policia e Kosovës ka raportuar se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 47 aksidente në trafik.

Lajme

21/02/2017 13:16

Prej tyre, asnjë nuk kanë qenë fatale, megjithatë 18 aksidente përfunduan me të lënduar.

Në anën tjetër, ishin edhe 29 aksidente tjera prej të cilave nuk kishte asnjë të lënduar.

Gjithashtu, në trafik janë shqiptuar edhe 1107 tiketa. /Lajmi.net/